Home Aktualitet Arrestohen dy...

Arrestohen dy shqiptarë në kufirin me Serbinë

3
0

Sipas agjensisë turke të lajmeve , Anadolu Agency, zyrtarët e Qendrës Rajonale të policisë kufitare drejt Maqedonisë, në bashkëpunim me doganat, në kalimin kufitar në Preshevë, në hyrje në Republikën e Serbisë, arrestuan dy shtetasit shqiptarë të Shqipërisë me inicialet A.U, 49 vjeç dhe G.U, 18 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paligjshëmdhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tipit Audi A6, me targa shqiptare, i drejtuar nga 49 vjecari dhe në të cilin ndodhej edhe 18 vjecari, në hapësirën e bërë në pjesën e mbështetëses së dorës, janë zbuluar 15 paketa të materialit pluhur, të lehta – ngjyrë kafe, për të cilat ekzistojnë bazat për dyshim se është lëndë narkotike e llojit heroinë, me peshën totale prej tetë kilogram", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit