Home Bota Anija gjerman...

Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” çon 88 emigrantë në Itali

21
0

Ministria e Brendshme italiane vendosi dje në mbrëmje, që migrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga migrantët e anijes.

Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” e drejtuar nga organizata jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, ka dërguar 88 migrantë në Taranto të Italisë pas një jave në pritje.

Ministria e Brendshme italiane vendosi dje në mbrëmje, që migrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga migrantët e anijes.

Portugalia dhe Irlanda kanë rënë dakort të marrin përkatësisht, pesë dhe dy migrantë.

Anija “Alan Kurdi” ka hyrë dje pa autorizim në ujërat italiane, duke deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit