Home Bota Ambiciet e Pu...

Ambiciet e Putinit për Afrikën. Moska ka plane të mëdha ekonomike dhe politike

34
0

Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konferencën ruso-afrikane në Soçi, Putini shpreh mbështetje për kryetarët e shteteve afrikane. Moska ka plane të mëdha ekonomike dhe politike në Afrikë.

Në takimin ruso afrikan marrin pjesë 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 10 mijë pjesëmarrës nga 54 vende. Takimi i nivelit të lartë që u hap ditën e mërkurë (23 tetor) në Soçi tregon se Rusia përpiqet të ringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Rreth 30 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Moska kërkon që t’ i afrohet sërish kontinentit politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Piketat për konferencën janë vendosur prej kohësh. Që në vitin 2015, Putini priti 12 kryetarë shtetesh afrikane. “Afrika po bëhet gjithnjë e më shumë kontinent i mundësive,” tha Putini në fillim të takimit të nivelit të lartë.

Ashtu si Kina, edhe Rusia duket se po mundohet të bëjë investime në nivel miliardash. Mes të tjerash bëhet fjalë për tregti me makineritë bujqësore, me automjetet, prodhimet kimike dhe farmaceutike, avionët dhe teknikën kozmike. Po ashtu do të lidhen marrëveshje në fushën e turizmit dhe për ndërtimin e zonave industriale.

Centralë atomikë për Afrikën
Putini ka shpresa të mëdha për koncernet ruse të naftës dhe gazit dhe për kërkuesit e diamantëve, Alrosa. Me koncernin e internetit Yandex, Rusia kërkon të bëjë lidhjen digjitale të kontinentit. Koncerni atomik Rosatom do që të marrë kontrata për ndërtimin e centraleve atomikë.

Por synimi kryesor i Moskës, thotë Olga Kulkova, studiuese për Afrikën në Akademinë ruse të shkencave është një. “Rusia kërkon të gjejë vendin e vet në partneritetin me Afrikën”. Ky synim është ambicioz. Brenda pesë viteve të ardhshme volumi tregëtar pritet të dyfishohet, nga 20 miliardë dollarë (2018) në 40 miliardë dollarë.

Bashkë me Moskën kundër kolonizatorëve
Sidoqoftë nuk kemi të bëjmë vetëm me interesa ekonomike, tha Putini disa ditë më parë. “Ne shohim se si disa vende perëndimore ushtrojnë presion dhe shantazh ndaj vendeve sovrane afrikane,” tha presidenti rus duke folur për mediat ruse. Fjalët e Putinit, zgjojnë tek afrikanët kujtimet e të kaluarës, kur ish-Bashkimi Sovjetik përkrahte lëvizjet çlirimtare të kontinentit. “Pa këmbënguljen e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe shpërthimit të luftës antikolonialiste, shumë vende nuk do e kishin parë kurrë dritën e pavarësisë,” thotë për Deutsche Wellen, Obadiah Mailafia, ish- zëvendësguvernator i Bankës Qendrore nigeriane.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit