Home KRYESORE Aldo Bare shp...

Aldo Bare shpëton nga burgimi i përjetshëm, Gjykata i heq dënimin

2420
0

Ish-kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj, Aldo Bares në Gjykatën e Lartë.  Sa i përket shfuqizimit të dënimit me burg përjetë, Gjykata Kushtetuese arsyeton se gjatë procesit ka patur shkelje të rënda procedurale.

Aldo Bare ishte dënuar me burgim përjetë për 5 vrasje, krijim të organizatës kriminale dhe akuza të tjera. Gjyqi ndaj tij ishte një ndër proceset më të gjata gjyqësore. Por vendimi i Kushtetuese do të rikthejë sagën e kalvareve gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjes.

Aldo Bare ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese; “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.17, datë 28.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.54, datë 03.10.2011 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; nr.24, datë 25.01.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.49, datë 16.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.

Berisha: Aldo Baren e liroi Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e Gjykatës që i heq dënimin me burgim të përjetshëm, Aldo Bares. Berisha e cilëson këtë vendim si lirim.

Postimi i Berishës në Facebook: Lirimi vrasesit serial Aldo Bare, nje akt kriminal i pashembullt i kreut te banditokracise Edvin Kristaq Rames!

Duke perdorur vettingun si hanxhar, ashtu siç ishte paralajmeruar ai urdheroi gjykaten kushtetuese te heqe denimin perjete te kreut te bandes me te rrezikshme te Europes, bandes qe priste dhe loste futboll me koken e viktimes ne rruget e Lushnjes.

Edivin Kristaq Rama i hoqi denimin me jete Aldo Bares, kreut te bandes se Lushnjes si detyrim personal per shkak te lidhjeve te tij direkt me kete bande. Anetare kryesor te bandes se Lushnjes kane deshmuar para drejtesise Italiane lidhjen e tyre me Edvin Kristaq Ramen.

Prokuroria e Firences ka patur te administruara interceptimet e Enver Dondollakut, ne te cilat ai pohonte lidhjet e ngushta midis bandes dhe Edvin Kristaq Bares.

Pas ketij akti te shemtuar radhen e lirimit nga kryekrimineli Edvin Kristaq Bare e kane Zani Çaushi, Kostandin Xhuvani etj.

Lirimi nga denimi i perjete i Aldo Bares, vrasesit serial, pas lirimit te bandes Hajmarrja per Drejtesi deshmon shnderrimin prefundimisht te regjimit aktual ne Shqiperi ne banditokraci dhe vendit ne Banditistan! Sb”.

Kush është Aldo Bare

Ka qenë një nga efektivët më të mirë të Repartit Special 326. Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997.

Pas vrasjes së të vëllait të tij, Ramadan Shkurti, zë fill edhe Banda e Lushnjës dhe krimet e saj. Akuza: Krijimin e organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

Ndërkohë Zanafilla e “Bandës së Lushnjës” nis aty nga viti 1997. Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari. Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti.

Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre.

Për t’u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alferd Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces. Kjo bandë aktualisht ka 15 anëtarë.

Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë. Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti janë anëtarët, të cilët janë qëlluar për vdekje.

Por mes tyre ka edhe një të penduar të drejtësisë. Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimit të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbëzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive.

Është i vetmi nga 15 pjesëtarët e “familjes së madhe” që ka kontribuar për të zbardhur të gjitha misteret e krimeve që mban mbi supe kjo bandë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit