Home POLITIKE Akoma vila e ...

Akoma vila e ambasadores Vlahutin agjendë në BE

40
0

11 pyetje iu bënë Shërbimit të Aktivitetit të Jashtëm Evropian (EEAS) nga eurodeputetja gjermane Ingerborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit Buxhetor në Parlamentin Evropian.

11 përgjigje u kthyen, por Parlamenti i konsideron si të mjegullta dhe evazive.

Merrni, për shembull, pyetjen numër 9. Mendoni se cili do të ishte reagimi i hetuesve të OLAF-it nëse, gjatë marrjes në pyetje, do të merrnin këtë përgjigje dhe gjykoni vetë.

A është EEAS i vetëdijshëm për të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë për delegacionin e BE? Nëse po, mund të na jepni emrat?

Përgjigje: EEAS konfirmon se, me aq sa ka dijeni, asnjë anëtar i stafit që punon për Delegacionin e BE në Tiranë nuk është i afërm i ndonjë anëtari të lartë të qeverisë shqipëtare.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kim Jong-un, që, “me aq sa kemi dijeni, Shkëlqesia e tij nuk është kriminel”.

Për sa u përket shpjegimeve të dhëna për çmimin e paguar për blerjen e vilës, përgjigjja është disi qesharake nëse e krahason me informacionin specifik për çmimin e lartë (duket një milion euro më tepër) publikuar te Neë Europe më 5 shkurt 2017.

Problemi i vërtetë, megjithatë, është sjellja politike e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, duke pasur parasysh zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo është diçka të cilës Federica Mogherini duhet t’i kushtojë vëmendje, pasi duket se ambasadorja e saj është tepër aktive në fushatën zgjedhore.

Për më tepër, një nga çështjet më të diskutuara në Tiranë është marrëdhënia e një partie të veçantë politike me trafikun e narkotikëve.

Image

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit