Home Uncategorized Agjencia Komb...

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore prezanton analizën vjetore të vitit 2016

165
0

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore prezantoi sot analizën vjetore për vitin 2016. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Z. Viktor Tushaj vlerësoi se ky institucion është i një rëndësie të veçantë, pasi puna e tij lidhet direkt me burimet natyrore.

“Jam i bindur se AKBN është një institucion i rëndësishëm me një strategji kombëtare. Dy gjëra janë të rëndësishme burimet njerëzore dhe burimet natyrore për një komb”, u shpreh ai.

Ndaj sipas Drejtorit Ekzekutiv, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka bërë mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe Drejtuesi i Këshillit teknik në AKBN, njëherësh edhe Sekretari i Përgjithshëm  i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Z. Koli Bele si dhe anëtarët e tjerë të këtij Këshilli.

Z. Bele vlerësoi punën e kryer nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. “Është e rëndësishme të thuhet se ka një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si një institucion i rëndësishëm për burimet natyrore”, tha Z. Bele.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit