Home Aktualitet Adoleshentja ...

Adoleshentja humb babain dhe gjyshin: Ka qenë tmerr, nuk dija më çfarë të bëja!

190
0

Enila tregon sesi u përball papritur me vdekjen e të atit të saj dhe gjyshit.

Më të ëmën e sëmurë dhe të pa aftë për të bërë gjë, 15-vjecarja mbajti mbi super gjithë barrën e familjes. Ajo u bë nënë e baba për vëllain e saj më të vogël.

Atë ditë erdhi babi në shtëpi, ishte koha e qershive atëherë, tek qendra është një çezmë atje babi u sëmur nxirrte nga goja gjak, babi po jepte shpirt, mua më nxorën jashtë, ai vdiq. E përjetova shumë keq, nuk po mësohesha dot pa të. Edhe sot nuk jam mësuar me faktin se babi nuk është më, se nje ditë do vijë.

Tek varri them babi nuk mund të jetë këtu nën tokë. Në prill mbush 2 vjet që ka vdekur nga epilepsia, edhe mami vuan nga ajo sëmundje. Tre pjesë të trurit babi i kishte të vdekura, vetëm një pjesë e trurit i punonte, ndërroi jetë edhe gjyshi, u ndjeva tepër e vetmuar. Kur ata vdiqën ka qenë tmerr, nuk dija më çfarë të bëja. Jeta më dukej pakuptim. Mami është e sëmurë nuk kupton aq shumë, nëse e humbas mamin do jetë vdekje edhe për ne. Nuk dua ta mendoj që mund të ndodhë” thotë Enilda./ BW

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit