Home Bota Abuzoi seksua...

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, dëbohet nga Argjentina avokati italian

92
0

Sapo filloi gjyqi i priftit katolik Nicola Corradi për abuzimin e nxënësve të institutit Antonio Provolo në Mendoza, një avokat italian, Gabriele Rubbiani, 45 vjeç, u dëbua nga Argjentina në Itali, pasi u dënua me dhjetë vite burg për abuzim seksual me vajzën e tij 12-vjeçare në vitin 2012.

Gruaja e Rubbiani sapo dëgjoi për ngjarjen e rëndë, në vitin 2014 e denoncio burrin në polici. Gjykata në provincën e San Luis e dënoi italianin, i cili u arratis për tre muaj ndërsa kërkohej nga Interpol. Gjykata e dënoi burrin me 10 vjet burg. Drejtoria Kombëtare e Migracionit në Buones Aires, urdhëroi dhe dëbimin e tij, me ndalimin e përhershëm për t’u kthyer në Argjentinë.

Zyrtarët e shërbimit të migracionit, në bashkëpunim me oficerët e policisë federale, shoqëruan Rubbiani në aeroportin ndërkombëtar Ezeiza nga ku u largua të shtunën natën në Romë.

Burimi: Il Messagero.it

/M.Noka- Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit