Home Aktualitet 913 të lëndua...

913 të lënduar nga tërmeti, Manastirliu: Të gjitha spitalet në gatishmëri të përforcuar

21
0

Sipas një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit dhe dëmtimit të banesave, mësohet se numri ka shkuar në 913. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti.

Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. E plagosura Xhesika Biqiku 20 vjeçe ishte ndër emrat që do të transportohej drejt Italisë por gjendja e saj e rënduar bëri që transportimi të anulohej për shkak se grupi mjekësor italian vlerësoj se një lëvizje e saj nga aparaturat mjekësore do të përkeqësonte gjendjen e saj. Xhesika u dëmtuar në kokë nga rënia e disa tullave te pallati i saj në kombinat.

Tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Deri më tani në Itali janë transportuar për një ndihmë më të specializuar, 17-vjeçari Ramë Lala i cili humbi të 8 familjarët e tij nga tërmeti. I dyti është Marlind Shkodra ndërsa i treti i transportuar drejt Italisë është Albert Cara. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar. Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale.

Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë. Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

Njoftim i plotë:

Informacion i përditësuar për gjendjen e të lënduarve si pasojë e tërmetit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. Ndërsa tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar. Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale. Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë. Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit