Home POLITIKE 770 mijë të v...

770 mijë të vaksinuar, Rama: Nesër vijnë 11700 doza të vaksinës Pfizer

9
0

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se deri më tani në vend janë vaksinuar kundër Covid-19, plot 770 mijë qytetarë. Teksa ka shpërndarë një video që tregon procesin e vaksinimit, Rama informon se të hënën pritet që në Rinas të mbërrinjë 11700 doza të vaksinës Pfizer.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid#ShqipëriaBuzëqesh#SkaKohëPërPushim”,-shkruan Rama në facebook.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale, bëri me dije se 4441 persona të tjerë morën vaksinën kundër koronavirusit në 24 orët e fundit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit