Home Bota 51-vjetori i ...

51-vjetori i vrasjes së presidentit Kenedi

14
0

Kenedi ishte vetëm 46 vjeç dhe po i afrohej 1000 ditëve në presidencë në ditën që u qëllua për vdekje ndërsa makina e tij e hapur po parakalonte në rrugët e Dallasit, më 22 nëntor 1963. Goditja fatale befasoi gjithë botën, përfshi edhe udhëheqësin sovjetik, Nikita Hrushov. Mjaft amerikanë kaluan fundjavën në lot, ndërsa vejusha e re dhe dy fëmijët e saj të vegjël vajtonin në publik.

Zyrtarisht, vrasësi i presidentit u zbulua të ishte Li Harvei Osvald, i cili u ekzekutua edhe vetë para kamerave, dy ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte në duart e policisë.

Megjithatë, që nga ajo ditë, teoritë konspirative për vrasjen e Kenedit nuk kanë pushuar. Osvald ishte një ish-marins amerikan i cili kishte dezertuar duke iu bashkuar Bashkimit Sovjetik në vitin 1959, pas ishte rikthyer në SHBA në vitin 1962.

Arsyet pse e kreu vrasjen nuk u morën vesh kurrë. Dyshimet se pas Osvaldit fshihej dikush tjetër gjithmonë kanë shoqëruar historikun e ngjarjes. KGB-ja, Fidel Kastro, por edhe mafia, vetë CIA, e madje edhe zëvendëspresidenti Lindon Xhonson janë përfshirë në listën e teorive konspirative. Në një dokumentar të dhënë të premten në televizionet amerikane, një vrasës me pagesë i mafias, Xhejms Fajls, ka pranuar se ka qenë pikërisht ai ekzekutuesi i Kenedit, madje duke shpjeguar me detaje gjithë ngjarjen.

Por pavarësisht historisë së ekzekutimit të tij, Kenedi mbetet presidenti më popullor i 50-të viteve të fundit, siç ka rezultuar edhe nga një sondazh i realizuar nga CNN një vit më parë, ku ai mori 90% të votave.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit