Home POLITIKE 5 vite nga vo...

5 vite nga votimi në kuvend, Nishani: Faleminderit që më nderuar

7
0

Presidenti Bujar Nishani ka kujtuar sot votimin pesë vjet më parë në Kuvend të zgjedhjes së tij President. Në atë kohë PD dhe LSI ishin bashkë dhe e votuan me 74 vota Nishanin, ndërsa PS e bojkotoi procesin.

Mesazhi

“Si sot, 5 (pesë) vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë më besoi duke më zgjedhur Presidentin e Republikës. 11 Qershor i 2012, më ngarkoi një përgjegjësi të madhe dhe më ofroi Nderin më të madh që mund të ketë një njeri në jetën e tij si shërbyes i vendit. Sot, dëshiroj t’ju shpreh falënderimin tim më të sinqertë atyre që më propozuan dhe më nderuan. Sot, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që më votuan dhe më privilegjuan me besimin e tyre. Lutem që të gjithë ata të mos i kem zhgënjyer”, shkruan Nishani në faqen e tij.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit