Home Aktualitet 26-vjeçari nd...

26-vjeçari ndërhyn të shuajë sherrin mes të vllait dhe një grupi të rinjsh, e therin në zemër

6
0

E tmerrshme, një 26-vjeçar në Vlorë vdes nga një thikë në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.

Viktimë ka mbetur 26-vjeçari Aleksandër Petanaj. Mësohet se mes tij dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.

Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.
Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit