Home Bota 200 të arrest...

200 të arrestuar gjatë protestave në Moskë

48
0

Policia ruse ka ndaluar sot afro 200 vetë që protestonin në Moskë kundër zgjedhjeve të padrejta. Organizata joqeveritare OVD-Info, e cila tha se ishte dëshmitare e arrestimeve, njofton se 194 vetë u arrestuan në rrugë kryesore të Moskës. Zyrtarët rusë thonë se protesta që po zhvilloheshin ishin pa leje.

Aktivisti i njohur Lyubov Sobol ishte një ndër personat e ndaluar, së bashku me gjashtë gazetarë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve. Policia e ndaloi zotin Sobol kur po vinte me taksi për t’iu bashkuar protestës.

Aktivistët i organizuan protestat pasi një numër kandidatësh të opozitës nuk u lejuan të vinin kandidaturë për zgjedhjet për këshillin bashkiak të Moskës të zhvilluara në shtator.

Lyubov Sobol

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit