Home Uncategorized 1,4 miliardë ...

1,4 miliardë lekë, kredi të re për zonat rurale

61
0

Gjatë periudhës nëntëmujore të ketij viti, Unioni SHKK dhe rrjeti rural i shoqerive kursim kredi kanë vazhduar rritjen dhe konsolidimin e treguesve sasiorë dhe cilësorë të aktivitetit. Pavarësisht frenimit të kredidhënies në tregun ndërbankar,keta tregues kanë vazhduar suksesshëm kredidhenien për anëtarët banorë të zonës rurale. Rritja e volumit te aktivitetit te Unionit ka ardhur ne pergjigje te shpejte te kerkeses se zones rurale, e cila ka aritur gjithmonë në rritje, gjë që dëshmohet qartazi dhe nga rritja e numrit të anëtaresisë dhe portofolit të depozitave në rrjetin e shoqerive kursim kredi.

Fakt është se Unioni SHKK mbetet institucioni mikrofinanciar që ofron ekskluzivisht shërbime financiare për zonën rurale duke i plotësuar më së miri nevojat e banoreve të kësaj zone. Shoqëritë kursim kredi numërojnë mbi 39,000 anëtarë të shpërndarë në 97 shoqeri kursim kredi, anetare te Unionit SHKK.
Pervoja e akumuluar dhe rezultatet e tanishme tregojnë se Unioni SHKK kontribuon në përmirësimin e jetesës së banorëve në zonat rurale duke plotësuar kërkesat gjithnjë në rritje të fermerëve për kredi. Kërkesa per sherbime financiare në zonën rurale do te vazhdoje te rritet në vitet në vazhdim, njeheresh do te vazhdoje të plotësohet nga Shoqëritë e Kursim Kreditit, te cilat janë ofruesit ekskluzive te ketyre sherbimeve. Në këtë menyre, Unioni dhe SHKK-të do të vazhdojnë të kultures financiare ne zonat rurale ne vend.
Mungesa e financimeve për investime në sektorin rural, përbën një pengesë themelore për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit rural në Shqipëri. Të shumtë janë faktorët që mund të identifikohen si frenues për zhvillimin e tregjeve financiare rurale, disa prej të cilëve janë (a) kostot e larta të transaksioneve dhe risqet e mëdha që mbart financimi rural, (b) informacioni jo i plotë mbi klientët potenciale dhe mundësitë për huadhënie në zonat rurale, dhe (c) një kuadër i varfër ligjor dhe institucional për transaksione të sigurta. Këto pengesa i kanë mbajtur bankat komerciale të instaluara në qëndrat urbane dhe fokusimin e tyre në financimin urban, duke ngadalësuar kështu, zhvillimin e shërbimeve financiare dhe agjentëve financiarë. Përvec arsyeve të mësipërme, bankat tregtare i konsiderojnë aktivitetet në sektorin bujqësor si me risk dhe kosto të lartë.

Tendencat e para inkurajuese në financimin e sektorit rural janë shfaqur në vitet 1992-1993. Projektet e para të financuara nga Banka Botërore hodhën bazat fillestare për shtrirjen e një sistemi të qëndrueshëm të financimit rural. Iniciativat e hershme të huadhënies për fermerët dhe sipërmarrës të tjerë ruralë nëpërmjet fondeve të kredisë së fshatit, u kompletuan tashmë me zhvillimin e një sistemi kombëtar të Shoqërive Kursim Kredi, i cili përveç shërbimeve të kreditimit, ofron edhe depozitimin e kursimeve.

Aktiviteti i Unionit SHKK, si Union i Shoqërive të Kursim Kreditit, eshte institucion qe datoi që në vitin 1992 dhe u shfaq me programet e para për përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të popullatave rurale me shërbime financiare.

Me shërbimet e veta financiare të ofruara ekzkluzivisht për popullatën rurale, Unioni SHKK ka ndërhyrë në mbi 1,100 fshatra të shpërndara në 16 rrethe të Shqipërisë. Eshtë kjo zonë në të cilën jeton 50% e popullatës rurale në vend dhe që praktikisht ka një akses të kufizuar në shërbimet financiare të sistemit bankar.

Përvoja mbi 22 vjeçare në mikrofinancë, përkushtimi i të zgjedhurve mbi baza vullnetare, produktet konkurruese dhe profesionalizmi i stafit janë avantazhe që e bëjnë Unionin dominues në treg. Vendimi ligjor për përfshirjen e SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, është një tregues sinjifikativ i zhvillimit të pandërprerë të këtij sistemi.
Rritja dhe konsolidimi i vazhdueshem i aktivitetit solli si domosdoshmeri futjen e depozitave të anëtarëve të SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, qe përveç impaktit në forcimin e besimit dhe perceptimit pozitiv të anëtarëve për sigurinë e kursimeve të tyre, plotësoi edhe një boshllëk që ekzistonte në kuadrin rregullativ të sigurimit të depozitave të kursimit në treg

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit