Home Uncategorized 10 gratë më t...

10 gratë më të fuqishme të vitit 2014

25
0

 Lista e grave më të fuqishme përbëhet kryesisht nga krerët e shteteve, njerëz të famshëm të shoë business deri tek drejtueset e kompanive!

Sipas Forbes individi që kryeson listën e 10 grave më të fuqishme në botë është kancelarja Gjermane Angela Merkel e cila përveçëse është shtylla kryesore e 28 vendeve te Bashkimit Europian, është edhe një nga gratë më të fuqishme në politikën botërore.

Gruaja e dytë më e fuqishme në botë është Janet Yellen, 67 vjeçarja e cila aktualisht mban postin e drejtueses së Rezervës Federale ne Shtetet e Bashkuara. Vlen të përmëndet  fakti se Yellen është gruaja e parë e cila po drejton Bankën me ndikimin më të madh në botë.

E treta në listë është filantropistja 49 vjeçare,  Melinda Gates bashkëshortja e Bill Gates. Melinda së bashku më bashkëshortin e saj, janë drejtuesit e “Bill & Melinda Gates Foundation”, një prej fondacioneve më të medhenjë dhe më me influence në Amerikë dhe jo vetëm.

Lista vazhdon me Dilma Roussef, presidenten shtetit të Brazilit, e cila është cilësuar edhe si gruaja më me shumë influencë në Akerikën Jugore.

E pesta që kryeson në listën e Forbes është 58-vjeçarja Christine Lagarde. Christine është gruaja e parë që ka drejtuar organizatën Financiare më të madhe në botë të njohur si “ Fondin Monetar Ndërkombëtar” në krye të krizës financiare.

Hillary Clinton është e gjashta e listuar në listën e Forbes. Ish-Sekretarja e Shteteve të Bashkuara thuhet se fitoi një reputacion të madh gjatë aktivitetit të saj si një prej figurave më të përfolura në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë në vend të shtatë pozicionohet Mary Barra, drejtuesja ekzekutive e një prej kompanive më të mëdha në Amerikë “General Motors”. Mary mori drejtimin e Kompanisë 33-vjeçare këtë janar!

Michelle Obama pozicionohet në vendin e tetë në renditjen e Forbes jo vetëm për shkakë të angazhimit të saj në fushatat adresuar fëmijëve obez por edhe duke qënë Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara!

Ne vendin e nëntë pozicionohet Sheryl Sandberg, zyrtarja më e lartë e një prej rrjeteve më të fuqishem në botë, Facebook e cila përveç rolit tepër të rëndësishëm në drejtimin e rrjetit social, numëron dhe një llogari prej 160$ bilion.

Dhe listës i vjen fundi me Virginia Rometty, drejtoreshën ekzekutive të një prej Kompanive më të kuotuara ne bursë, IBM. Vlen të përmëndet se aftësitë e lidershipit të Virginia-s çuan në përfitimin e bonuseve marramëndës gjatë viteve të fundit!

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit