Home Sporti 10 fitore me ...

10 fitore me një gol diferencë, Juventusi i Sarrit krijon shumë pikëpyetje

90
0

Juventus është skuadra e vetme në kampionatet kryesore europiane që nuk ka pësuar ende asnjë humbje, ndërkohë që ka siguruar një biletë për në turin tjetër të Championsit dhe udhëheq kampionatin. Tre anët e një medalje të vështirë për t’u realizuar, por deri më tani kanë arritur që të tregojnë një ritëm të frikshëm nën kurimin e trajnerit Sarri. Në të vërtet, shumë herë këtë sezon, skuadra bardhezi ka arritur që t’i përmbysë rezultatet, duke gjetur 3 pikët vetëm në minutat e fundit.

 

Detajet bëjnë diferencën, në një analizë të bërë së fundmi nga “Sportmediaset”, flitet për sukseset e bardhezinjve, teksa janë 10 në 15 ndeshje, duke shfrytëzuar në disa raste edhe limitet e kohës shtesë. Duke përjashtuar barazimet, Juventus ka fituar vetëm ndaj Spal dhe Bayer Leverkusen me jë diferencë më të madhe se një gol, ndërkohë që në 6 raste në 15 ndeshje ka gjetur golin në 15 minutat e fundit. Një pikë force që tregon edhe mentalitetin fitues të kësaj skuadre, që nuk ka të ngopur me fitore dhe trofe. Një aspekt për t’u vlerësuar, por që nuk jep shumë garanci për të ardhmen, pasi jo gjithmonë mund të shpresohet te futbollistët zëvendësues.

Sarri e ka ripërsëritur shumë herë që futbollistët e tij duhet të jenë më konkretë në fazën ofensive, për të krijuar distancën e sigurisë së golave. Pikëpyetje janë krijuar edhe nga zëvendësimet, teksa Cristiano Ronaldo nuk e priti aspak mirë zëvendësimin nga Sarri, ndërkohë që në derbin ndaj Torinos të njëjtën gjë bëri edhe Dybala. Të gjitha pikëpyetjet e krijuara në këtë fillim sezoni, mund të marrin një përgjigje në pjesën e dytë të sezonit, ku gjërat do të bëhen edhe më serioze në Ligën e Kampionëve, ku do të luhen duelet me eliminim direkt. /R.Lika-Koha Jone/

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit